1 mijë e 500 euro për të vendosur tritolin në paketën elektrike/ Zbardhet roli i njërit prej të arrestuarve për vrasjen e Hysni Ymerajt Dy qytetarë janë arrestuar në Fier pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Gjatë javës që lamë pas, në Fier janë gjobitur 2712 shoferë. 1373 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.
Janë proceduar administrativisht 186 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
233 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Janë vendosur 339 masa administrative për parakalime të gabuara dhe janë pezulluar 133 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 2 të tjera për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
43 gjoba janë vënë për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.
Top Channel