Plori: Më mirë që s’na shohin në Europë nga kampionati

16/04/2022 17:08

Vllaznia do të udhëtojë drejt Durrësit për përballjen me Teutën në “Niko Dovana” me moralin e lartë që i ka dhënë kalimi në finale të Kupës së Shqipërisë.

Trajneri shkodran, në prag të kësaj sfide në transfertë, foli fillimisht për gjendjen e skuadrës:

“Arritja në finale të Kupës të jep qetësi dhe përgatitjet për ndeshjen ndaj Teutës pritet të jenë më të mira dhe entuziaste. Kemi edhe 8 javë deri në fund, them se duhet t’i marrim ndeshjet një nga e një dhe të shfrytëzojmë momentin e mirë që po kalon skuadra pasi kalimit në finale.”

Plori theksoi më pas se fakti që Vllaznia nuk konsiderohet favorite për të kapur Europën nëpërmjet kampionatin e motivon më shumë skuadrën.

“Mendoj se fryrja e madhe në fillimit të sezonit që do dilnim kampion na ka dëmtuar dhe them se ka ndikuar për keq. Nëse do të flitet që nuk jemi për Europën, do të jetë një motivim më shumë për ne. Çdo skuadër ka shpresa derisa matematika e lejon dhe ne duhet të jemi objektive, pasi jemi brenda një cikli që nuk është mbyllur. Objektivi minimal është të shkojmë në Europë. Nga i pari deri i fundit jemi të përqendruar te ndeshja e nesërme.”

Lodhja e ekipit: “Kemi luajtur shumë ndeshje gjatë javëve të fundit dhe është e vështirë për lojtarët pasi janë disi të lodhur. Duhet të kesh sa më tepër lojtarë që ta përballojnë 90-minutëshin, por kemi bërë mirë dhe i kemi të gjithë gati për nesër”.

Situata e Diagne: “Nuk mund ta quaj të larguar. Diagne është larguar një ditë para ndeshjes me Partizanin, unë personalisht shpresoj të mos ketë ndonjë problem të madh personal apo familjar, sepse një lojtar profesionist nuk mund ta shpjegojë ndryshe largimin në atë situatë që ishim ne dhe që luanim gjithë fatin e sezonit. Shpresoj që të jetë gjithçka mirë dhe ai të rikthehet me skuadrën. Nuk do të jetë as nesër me ne”.

Sfida me Teutën: “Objektivi është të bëjmë një futboll të mirë, të ketë entuziazëm dhe lojtarët të shprehen sa më mirë në fushën e lojës. Teuta është një skuadër që sezonin e kaluar doli kampion dhe duhet vlerësuar maksimalisht, pasi kanë lojtarë që dinë të luajnë futboll. Duhet të përqendrohemi dhe të shfrytëzojnë nga momenti i tyre jo i mirë”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA