Rocky ka tradhtuar Rihannën? Detaji që po “zien” rrjetin (Fotot)

15/04/2022 11:26

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon lajmi se këngëtari ASAP Rocky mund të ketë tradhëtuar Rihannën.

Thuhet se reperi e tradhtoi këngëtaren me stilistin e këpucëve Fenty.

Amina Muaddi dhe Ruhanna kishin një miqësi të shkëlqyer, por këngëtarja e bëri unfollow, pas Javës së Modës në Paris.

Tashmë, Rihanna e ka unfollow në Instagram edhe ASAP, fansat pretendojnë se diçka ka ndodhur mes tyre, ndoshta në Javën e Modës në Paris.

Ylli i muzikës botërore Rihanna dhe ASAP Rocky janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Rihana dhe Rocky filluan romancën në nëntor të vitit 2020 pas ndarjes së yllit të Barbados nga partneri i saj, Hassan Jameel.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel