Beniada Nishani po vijon karrierën në television pas përfundimit të Big Brother VIP, ku kishte marrëdhënie me pjesën më të madhe të banorëve.

Në intervistën për “Wake Up”, përmendi Donaldin si një nga personazhet që do donte ta kishte në rubrikën e saj “N’trip”. Kur u ngacmua se Donaldi mund t’ia refuzonte ftesën, Beniada bëri paralajmërimin duke thënë:

“Ka qenë super lojtar, super njeri. Po më tha “Jo” ia pres veshët. Banorët që nuk i kam njohur ose nuk kam patur lidhje nuk do i ftoja.”

Donaldi që pas daljes nga Big Brother VIP” nuk është shfaqur në asnjë emision. Ai dhe Romeo po përgatisin emisionin e tyre “Më lër të flas” që pritet të fillojë së shpejti në Top Cannel.

Ndërkohë, përvec se në “E diell”, Beniada vijon moderimin në “Procesin Sportiv” krah Edi Manushit dhe Alesja Bamit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel