Deputeti i Partisë Demokratike Petrit Vasili, ka komentuar ditën e sotme reagimin e kryeministrit Rama pas publikimit të raportit të DASH për Shqipërinë.
Ai tha se Rama di ta vlerësojë shumë mirë por kur nuk nuk është në interes të tij thotë se është copy-paste sepse në 2016 i pëlqeu pasi ishte pozitiv.
Vasili shtoi se të gjitha shtyllat e shtetit janë të rrënuara duke përmendur të drejtën e votës, drejtësinë, korrupsionin dhe policinë.
“Kemi dëgjuar që Rama e konsideroi si copy paste raportin e DASH. Kur raportet i pëlqejnë janë shumë të rëndësishme. Në 2016 Rama e konsideronte si raportin më pozitiv në 25 vite për arritjet e vendit. Pra di ta vlerësojë kur i pëlqen. Kur nuk i pëlqen është copy. Është e qartë që nuk i pëlqen se është një dëshmi e krisjes së shtetit sepse zë pas zëri por përgjigje për zgjedhjet, pra institucioni i votës i rrënuar, drejtësia nga nga tjetër copë copë. Këto i thotë partneri më i madh strategjik se opozita i ka thënë e i ka stërthënë. Kjo është drejtësia e re pas 6 vitesh, e politizuar e kolapsur jo cilësore e kapur dhe që funksionon me dy standarte dhe si e tillë është kthyer në zhgënjim për qytetarët dhe ka siguruar pandëshkueshmërinë e qytetarëve. Gjithashtu shtylla tjetër thotë thellim galopant i korrupsonit. Qartazi edhe ky pushtet është i rënë. Më tutje, policia, raporti thotë që policia nuk ka zbatuar ligjin në mëyrë të barabartë. Pra është një polici politike. Nuk bën asgjë përveçse siguron prapavijat e krimit”
Top Channel