Kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet 36-vjeçari
14/04/2022 17:01
36-vjeçari me iniciale E. D., banues në Elbasan është arrestuar pasi kundërshtoi punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës.
Mbi të rëndon vepra penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel