Kim këshillon vajzat të punojnë, shpërthen ish-punonjësja: Kur punoja për Kardashians, nuk më paguanin…

14/04/2022 18:54

Një vajzë që më parë ka punuar për familjen Kardashian tregon për kushtet e këqija sidomos pagën e ulët që merrte në atë kohë.

Reagimi i Jessica DeFinos vjen pas një interviste të Kim Kardashian të dhënë së fundi ku ndër të thotë u thotë vajzave të punojnë.

“Kam këshillat më të mira për vajzat në biznes. Çohu dhe puno. Duket sikur askush nuk di të punojë këto ditë”, shprehet Kim.

32-vjeçarja DeFino komentoi më pas, duke u shprehur se kur anëtaret e “Keeping Up With The Kardashian” e punësoi, ajo punonte jashtë orarit dhe me pagën që merrte, nuk mund të përballonte shpenzimet mujore.

Punoja si editor në aplikacionet e Kardashian-ëve në vitin 2015 në Los Angelos. Punoja ditë natë, madje në fundjavë dhe mund të blija vetëm ushqime nga dyqanet me produkte 99 cent. Më quajtën ‘të sëmurë’ se nuk mund të furnizoja makinën me gaz për të shkuar në zyrë”.

Ajo shton se ka folur me punonjës të tjerë të një ndërmarrjeje Kardashian, që po ashtu pretendojnë se janë të mbingarkuar dhe të papaguar.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel