Grabitën 10 mln euro në aeroportin e Rinasit, sa vite burg kërkon SPAK për Talo Çelën dhe 6 bashkëpunëtorët

14/04/2022 10:43

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi.

Ata akuzohen se në bashkëpunim si grup kriminal, grabitën në 9 prill të 2019, rreth 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit.

Në këtë ngjarje, mbeti i vrarë Admir Murataj, pjesë e grupit të grabitësve, pas një shkëmbimi zjarri me policisë.

Top Channel