Debate në Kuvend për arsimin/ Berisha: Universitet në rrethe, drejt mbylljes! Kushi: Për një gjë bie dakord me ju …

14/04/2022 13:56

Sistemi arsimor si edhe gjendja e universiteteve kanë shkaktuar debat sot në seancë plenare mes ish kryeministri Sali Berisha dhe ministres së Arsimit, Evis Kushi.

Ish-kryeministri foli për një situatë shqetësuese sipas tij në shkolla, ndërsa theksoi akuzoi qeverinë se për shkak të politikave të tyre arsimore, Universitetet në rrethe po shkojnë drejt mbylljes.

“”Nuk ka patur ndonjëherë ndonjë qeveri më shkatërrimtare në arsim se qeveria juaj. Ju e shkatërruat me vjedhje. Me selektivitetin, ligjet e miratuara këtu tërësisht të lobuara, me valixhe me euro në universitete private. Shkoni në Gjirokastër, Vlorë, Shkodër, Korçë. Studentët po i përzë Edi Rama nga Shqipëria duke i vrarë shpresë, është shpresëvrasësi me i madh i kontinetntit dhe më gjerë.

Për të mos thënë mbylljen në Peshkopi në Kukës, dhe i përsëris këtu se universiteti i Peshkopisë apo i Kukësit rënkon diku tek vendet e 20 mijëta por po në atë faqe rënkimi gjej tek universitete në Itali Francë e Kaliforni. Kjo domethënë emrin e kishin dhe ishin shkolla të larta që i jepnin një profesion studentëve. Këta studentë që mbarojnë këto shkolla që nuk janë në standarte, të tjerët kanë një të ardhme 3 herë më të sigurt se ata të cilët nuk ndjekin këto shkolla. Ça ndodhi në Shqipëri? Kush i pagoi vazhdoi licenscën, kush jo iu hoq liçensa.

Keni luajtur me procesin që duhet të jetë procesi më serioz i një kombi siç është arsimi. Për të thënë pastaj se shumica nga ju kanë plagjiatura e jo doktoratura e diploma. Kjo është Shqipëria prandaj renditemi 3 mijë vende më poshtë se Beogradi e rajoni”.” u shpreh Berisha.

Akuzat, sollën reagimin e ministres Kushi e cila tha se në një pikë bie dakord me ish kryeministrin, kur tha se arsimi duhet të jetë ndër sektorët më seriozë. Në vijim

“Në gjithë fjalët që thatë bie dakord me ju, që arsimi duhet të jetë një nga sektorët më seriozë. Po, e kemi vendosur mesataren si kriter, ndryshe nga ju. Portali mësues për Shqipërinë është një nga arritjet tona më të mëdha. Në kohën tuaj s’kishte asnjë kriter si punësohesh mësuesit.

Përmendët doktoraturat, ne nuk i ndërpremë, lajmi i mirë është që kanë nisur tashmë, por me kriteret e reja pedagogu mund të udhëheqë vetëm 3 studentë, jo 20 si në kohën tuaj. Përmendët universitetet e rretheve, dje isha në gjirokastër. lidhëm marrëveshje me universitetin e janinës, në të gjitha aspektet e jetës universitare. Teoritë mirë do ishte t’i kishit qasje gjatë kohës kur drejtuat ju, kur diplomat shiteshin e bliheshin.” u shpreh Kushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA