Vrau nusen dhe vari veten/ Vëllai i Xhevair Hoxhës: Lëvizte me sëpatë me vete, e rrihte edhe gruan. Merushja me djalin duheshin

13/04/2022 13:17

Vëllai i Xhevair Hoxhës, i cili vrau nusen e djalit dhe u var në pemë, ka folur për “Shqipëria Live” duke treguar detaje nga marrëdhënia në familje.

Ai zbuloi se Xhevairi lëvizte me sëpatë me vete, ndërsa me djalin kishte marrëdhënie shumë të keqe. Ndërsa i biri e donte shumë Merushen, të cilën e mori në shtëpi ndonëse babai nuk e pranonte se kishte 3 fëmijë nga martesa e mëparshme.

Vëllai: Xhevairi lëvizte me sëpatë me vete. Kishte marrëdhënie të keqe me djalin. Merushja me djalin kishin dashuri shumë të madhe.

Vëllai zbuloi se Xhevairi ka qenë më parë rreth 6 muaj në burg, ku ka vuajtur dënimin për zjarrvënie.

Sa i përket marrëdhënies së vjehrrës me djalin dhe nusen, ai tha:

“Djalin e do shumë. Xhevairi e rrihte gruan, do bëhet sic them unë i thoshte. Biles bëri llafe në gjykatë dhe i thanë të dalë përjashta.”

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA