“Nëse do e fitoja Rrushen karshi Astritit e marr garën” / Shpërthejnë konkurentët në ‘Përputhen’ ndaj Dritanit: Sa e shëmtuar

13/04/2022 18:41

Në ‘Përputhen’ kemi parë shpeshherë të zihen dy meshkuj për një femër apo e kundërta, por nuk jemi mësuar të dëgjojmë ndonjëherë një mashkull që thotë se i bëhet qejfi nëse e sheh vajzën që pëlqen të dalë me një tjetër.

Këtë gjë e ka shprehur ditën e sotme Dritani në takim me Rrushen të cilës i tha se i bëhet qejfi që ka dalë me Astritin. Ai tha se e sheh si garë dhe pas kësaj deklarate ‘shpërthejnë’ të gjithë konkurrentët në studio.

Dritani: Mu bë qejfi që Rrushja doli me Astritin, sepse e shkoj si konkurent dinjtoz dhe djalë të respektushëm. Nëse fitoj garën me Astritin e bëj timen Rrushen. Ne nuk jemi asnjë gjë dhe nuk kam të drejtë të bëhem xheloz.

Bora Zemani; Që në takim të parë tentove ta puthësh se ke pëlqim, por nuk ke xhelozi kur del me të tjerë.

Dritani: Xhelozia është po jo aq e madhe. Nëse do e fitoja Rrushen karshi Astritit e fitoj garën.

Arjan Konomi: Mos bëni gara dhe në ping-pong?

Efi: Shumë e shëmtuar.

Astriti: Këtij i pëlqen si shkoj unë me Rrushen prandaj thotë kështu.

Dritani: Nuk di të shprehem mirë ndoshta por unë dua ti marr zemrën Rrushes këtë dua të them

Rrushja: Nuk kam koment nuk u ndjeva mirë kur tha kështu, është absurde që tha kështu. Ndoshta ka inate me Kriston nuk e di.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA