Kanye West mund të bënte gjithçka për Kim Kardashian, madje edhe të hiqte dorë nga muzika për tu bërë stilisti i saj

13/04/2022 14:12

Reperi Kanye West ishe i gatshëm të të hiqte dorë nga karriera e tij për t’u bërë stilisti i Kim Kardashian, duke u kujdesur për paraqitjen e saj.

Në episodin premierë të serialit të tyre të ri në “Hulu”, në një bisedë me shoqen e saj tha Kim tha se “Kanye dëshiron të lërë gjithçka dhe ta kushtojë jetën e tij të qenit stilisti im”.

Tashmë çifti është zyrtarisht i ndarë pas shtatë vitesh martesë, ndërsa Kim Kardashian po përjeton romancën e saj me komedianin Pete Davidson.

“Unë mendoj se, ndonjëherë gjërat ndodhin kur nuk e prisni. Ishte gjëja e fundit që po planifikoja vërtet”, u shpreh Kim.

Ajo shprehet se është shumë e lumtur pavarësisht situatës që u krijua nga lidhja e tyre.

Kam kaluar 10 muaj ose diçka para se të takohesha ose të flisja me dikë. Dhe thjesht doja që ajo kohë të kuptoja vërtet dhe të kaloja nëpër lëvizje. A po marr vendimin e duhur? Si ndihem për këtë? Kështu që sapo i kalova të gjitha lëvizjet, më në fund thash jam shumë gati të takoj dikë dhe e bëra rastësisht”, shtoi më tej ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA