Rusia mund të jetë duke planifikuar një “paradë të Ditës së Fitores” në qytetin port të shkatërruar ukrainas të Mariupolit, thotë Petro Andryushchenko, një ndihmës i kryebashkiakut të qytetit, i cituar nga BBC.
Sipas tij, Kostyantyn Ivashchenko, që është caktuar nga trupat ruse në krye të disa pjesëve të Mariupolit tashmë të kontrollouara ka marrë urdhrin “të pastrojë një pjesë të zonës qendrore të qytetit nga rrënojat dhe trupat e vdekur, me qëllimin që atje të mund të organizohet një paradë në 9 maj”. “Duke gjykuar nga të dhënat që disponojmë, duket se pushtuesit po planifikojnë të mbajnë një lloj “karnavali fitoreje” në Mariupol në rast se “operacioni i tyre special” është i suksesshëm”, tha Andryushchenko. Lajmi i mirë, shtoi ail është se nuk ka automjete apo njerëz në qytet për të realizuar evente të tilla.
Parada është llogaritur të përkojë me festën më të madhe publike të Rusisë, “Ditën e Fitores”, që kremton çdo 9 maj triumfin mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Rusët e kanë pasur në fokus Mariupolin që në fillesat e pushtimit, e duket se fat ii qytetit port do të jetë kritik për fazën tjetër të luftës.
Ai është i rëndësishëm për Moskën, sepse do të siguronte kontrollin e një territori që lidh dy fronte të saj në jug dhe në lindje. Për Putinin, rënia e tij do të shënotne një moment fitoreje strategjik pas dështimit në Kiev, por për Ukrainën do të përbënte një humbje të madhe për udhëheqjen e vendit, e cila e ka përshkruar Mariupolin si “zemrën e luftës”. Ukrainasit atje kanë bërë një rezistencë të ashpër, sidomos falë të ashtëquajturit bataljoni Azov, por luftëtarët që po mbrojnë qytetin thonë se po i mbarojnë municionet, e janë përgatitur për më të keqen.
Top Channel