24/11 18:00
Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se Bashkimi Europian duhet të përfshijë naftën dhe gazin në paketën e të ardhshme të sanksioneve, duke i ndaluar ato.
Teksa foli në parlamentin lituanez, Zelensky vlerësoi vendet që kanë ndaluar importet e gazit rus, por kritikoi BE-në për hezitimin e tepërt në sanksionimin e Rusisë.
BE-ja u takua të hënën për të diskutuar për grupin e gjashtë të sanksioneve, të cilat mund të përfshinin naftën dhe gazin rus, por nuk arritën një marrëveshje.
Top Channel