
Një martesë e padëshiruar dyshohet të jetë shkak i tragjedisë së dyfishtë që ndodhi mesditën e së martës në fshatin Vidhishtë të Roskovecit
Xhevair Hoxha, 61 vjeç vrau bashkëjetuesen e të birit Merushe Hazizin. 30 vjeçaren nuk e donte për nuse për shkak se djali Fatjoni braktisi bashkëshorten e parë dhe nipin për shkak të saj.
Pasi shumë zënkash ai këtë të martë e theri nusen me thikë dhe vari veten në një pemë pas shtëpisë duke realizuar premtimin e kobshëm që e thoshte me zë të lartë prej kohësh. bashkëshortja e xhevahirit nuk ndodhej në shtëpi dhe gjeti nusen të vrarë kur hyri ndërsa i biri ishte duke punuar në arë
Vëllai dhe motra e xhevahirit tregojnë për konflktin që nuk mundën ta parandalonin
I biri i xhevahirit dhe viktima bashkëjetonin prej tre vjetësh. Merushe Hazizi kishte 3 fëmijë nga martesa e parë por që jetonin me ish bashkëshortin e saj
Top Channel