Nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt, grupi parlamentar i PD ka nisur mbledhjen në selinë e PD. Njoftimi për mbledhjen u bë si zakonisht përmes grupit të whatsapp të deputetëve.
Burimet thanë për Top Channel se në mbledhje nuk kanë marrë pjesë, ish kryedemokrati Lulzim Basha, si edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Belind Kelliçi, Dash Sula, Ferdinand Xhaferri, Bujar Leskaj dhe Agron Shehaj.
Pjesë e mbledhjes në selinë e PD, janë bërë edhe deputetët e grupit të rithemelimit, përfshi ish kryeministrin Berisha.
Gjithashtu janë pjesë edhe të përjashtuarit Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Luan Baci.
Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj shprehu edhe një herë qëndrimin e tij për Berishën ndërsa tha se ‘non gratat’ nuk kanë vend në parti.
“Ju e dini cili është komenti im për non-grata dhe të tjerë non-grata. Komenti im është që non-gratat nuk duhet të kenë vend këtu”, u shpreh Alibeaj.
Top Channel