Nazmi Bandulla 55 vjeç, sapo kishte marrë kafen e mëngjesit për ta konsumuar, kur ndaj tij u qellua me armë zjarri duke e lënë të vdekur.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të Shkodrës, mëngjesin e së martës. Viktima ishte ulur në tavolinën e jashtme të lokalit, në lagjen e tij, kur një automjet i është afruar, ka ulur xhamin dhe ndaj tij kanë qëlluar disa herë me armë zjarri.
Plumbat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme 55 vjeçarit ndërsa klientët e tjerë dhe punonjësit e lokalit fatmirësisht kanë shpëtuar pa marrë plagë. Autorët janë larguar menjëherë me shpejtësi teksa policia e Shkodrës ka ngritur postblloqe në rrugët kryesore si dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët.
55-vjeçari Bandula nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Bandula ishte një person me precedent të mëparshëm penal për konflikte brenda familjes, ku në 2012 ishte arrestuar pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij, të cilit e kishte kërcënuar me armën.
Gjithashtu më 26 dhjetor të 2020, një sasi tritoli i ishte vënë mjetit tip fouristradë X5, të Bandulës që ishte i parkuar pranë shtëpisë së tij, ku nga shpërthimi nuk pati të lënduar.
Top Channel