Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit. Nga policët te bankierët, pse po arrestohen tani zyrtarët që dikur ishin të paprekshëm?
Katër hetime paralele kanë nisur nga autoritetet në Greqi, për të hedhure dritë mbi misterin e vrasjes së tre vajzave në Patra, ky e dyshuara kryesore është nëna e tyre, Roula Pispirigou.
Protothema.gr shkruan se tashmë janë nxjerrë tre arsyet e mundshme që që çuan në këtë akt të tmerrshëm.
E para ka të bëjë me zemërimin që kishte me ish-bashkëshortin, Manos Daskalakis . Ajo mund të ketë dashur hakmarrje ndaj fëmijëve të tij.
Skenari i dytë për motivimet e 33-vjeçares ka të bëjë me nevojën e pangopur që kishte për të tërhequr vëmendjen përmes së keqes që u shkaktonte të tjerëve.
Skenari i tretë fokusohet në rastin e Georgina. Vogelushja mund të ketë dëgjuar apo parë diçka dhe ka pasur frikë se mos zbulohet. Për autoritetet është e hapur mundësia që Georgina të ketë parë diçka që ka të bëjë me vdekjen e motrës së saj 7 muajshe Iris.
33 vjeçarja Roula Pispirigou ,që është çuar në paraburgim, mohon çdo akuzë,ndërkohë që ka filluar hetimi për të zbuluar shkaqet e vdekjes së dy vajzave të tjera dhe sipas specialistëve mjeko-ligjorë ka disa fakte që të çojnë në përfundimin se ato mund të jenë mbytur.
Tre fëmijët e çiftit Daskalakis-Pispirigou kanë humbur jetën Malena 3 vjeç e gjysëm në korrik të 2019, Irida 6 muajshe në mars të 2021 dhe Xhorxhina 9 vjeç në janar të këtij viti.
Top Channel