Adrola Dushi rrëfen momentet më të vështira të jetës: Ka patur raste kur jam ndjerë në “errësirë”

11/04/2022 10:37

Adrola Dushi, e cila prej disa kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur rreth momenteve më të vështira të jetës së saj, por edhe për sukseset dhe projektet e reja.

Modelja ka realizuar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e “Instagram”-it, të cilit ishin shumë kurioz të dinin sa më shumë gjëra rreth saj.

A ke pas rast që je dorëzuar ndonjëherë dhe s’ke pasur më shpresa?

Adrola: Ka patur raste kur jam ndjerë që gjithçka u përmbys dhe është ndjesi më e keqe. Por, sigurisht që çdo gjë është kalimtare në jetë. Kur ti del nga ajo “errësirë” e risheh sa e bukur është bota e sa shumë gjëra ke në jetë për t’u ndjerë e bekuar dhe më pas gjithçka merr vlerën e duhur.

A do të kemi një risi së shpejti nga ti?

Adrola: Ka kohë që po punoj për një projekt i cili ju përfshin edhe ju por akoma nuk jam gati të flas për të. Shpresoj shumë që të mirëpritet nga të gjithë kurdo që të jetë momenti të dalë në dritë.

Çfarë mendon se mund të quhet sukses i vërtetë në jetë?

Adrola: Mënyra se si më shohin sytë e Troit.

Nëse je femër kaq e bukur a ka shance që ta lëndojnë dhe ta tradhtojnë (në çdo kuptim)?

Adrola: Nuk është bukuria ajo që na përcakton si njerëz. Gjithsesi nuk besoj se ka rëndësi sa i/e bukur je apo sa fantastik je ti si njeri që të të tradhtojnë apo lëndojnë. Njerëzit bëjnë zgjedhjet e tyre duke u bazuar në mënyrën se si janë ata dhe jo se si është personi që kanë përballë. Kështu që nuk duhet ta merrni personale zgjedhjen e personit që merr vendime të tilla.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel