Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia synon të gjithë Evropën dhe jo vetëm Ukrainën.
Ai shtoi se agresioni rus është një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë t’i gjithë.
Megjithatë, Zelenskyy tha se Ukraina është gati për betejë në lindje të vendit, ku trupat ruse kanë filluar të mblidhen.
“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë për fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Zelensky.
Ndërsa ndodhemi në javën e gjashtë të luftës, Kryeministri britanik, Boris Johnson bëri një vizitë të papritur në Kiev të shtunën, ku takoi presidentin Volodymyr Zelenskyy.
Në një deklaratë pas vizitës, ai vlerësoi udhëheqjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe heroizmin e guximin e pamposhtur të popullit ukrainas.
Mbretëria e Bashkuar tha se do t’i sigurojë Ukrainës 120 automjete të blinduara dhe sisteme të reja raketore. BE-ja ka rihapur ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, pasi e zhvendosi përkohësisht në Poloni prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Një shkëmbim i të burgosurve u zhvillua midis Rusisë dhe Ukrainës, 12 personel ushtarak dhe 14 civilë u liruan
Zelensky tha se Ukraina po përgatitet për një betejë të rëndësishme në lindje të saj.
Trupat e 10 civilëve u gjetën në rrënoja në qytetin e shkatërruar të Borodyanka, afër Kievit të shtunën, tha zëvendësdrejtori i Shërbimit të Urgjencës ukrainase në rajonin e Kievit, Bogdan Danilyuk.
Guvernatori i Donetskut në Ukrainën lindore, Pavlo Kyrylenko tha se pesë persona janë vrarë nga bombardimet në rajon, katër u vranë në Vuhledar dhe një në Novomykhailivka.
Të shtunën, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se tërheqja e Rusisë nga veriu zbuloi varre masive.
Klubi më i madh i futbollit i Ukrainës Lindore, Shakhtar Donetsk ka hapur turneun e quajtur “Futboll për Paqe” me një ndeshje miqësore në Greqi kundër liderëve të ligës, Olympiakos. Turneu po mbledh para për të ndihmuar njerëzit e prekur nga lufta në Ukrainë.
Top Channel