Lodra të ndaluara në Kosovë, 150 mijë copë do të kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen 11/11 17:29
Edhe pse janë në fokus të shumë organizatave kombëtare e ndërkombëtare, gjendja e romëve në Shqipëri mbetet ende e vështirë.
Shumica e tyre jeton në kushte ekstreme varfërie dhe në nevojë të vazhdueshme për ndihmë. Në ditën botërore të romëve vizituam familjen e Qemal Pezës nga Ferma e Cërrikut e cila jeton në një dhomë 7 persona. Në kushte shumë të vështira ekonomike familja vuan edhe sëmundjen e rëndë të djalit 12 vjeç.
Romët dhe egjiptianët mbijetojnë me punë të rëndomta apo me lypje. Problemi më i madh i këtij komuniteti mbetet shkollimi i cili do të garantonte një të ardhme më të mirë. Në Shqipëri jetojnë rreth 100 mijë qytetarë romë.
Top Channel