Shpëtimi i turistit polak. Turisti ishte rrëzuar 50 metra në thellësi të kanionit të Gjipesë

09/04/2022 15:58

Policia dhe zjarrfikësit e Vlorës janë ndihmuar nga alpinistë amatorë për të shpëtuar një turist polak në kanionin e Gjipesë.

Dje gjatë një tentative për të bërë foto në kanion, ai është rrëzuar në një lartësi prej 50 metra.

Pas shumë orësh, turisti ka marrë mjekimet e para.

Me shumë vështirësi është nxjerrë nga kanioni dhe është dërguar për në spitalin e Vlorës. Ai ka treguar vetë ngjarjen.

“Kam telefonuar rreth ores 13 e 30 në polici, pasi jam rrëzuar. Ndihma erdhi menjëherë edhe pse dihet terreni. Kisha shkuar atje pasi dëshiroja të bëja foto duke parë edhe pamjen e mrekullueshme që të ofron ajo zonë. Jam dëmtuar, më shumë në këmbë. Tani jam në rregull por gjithçka ishte shumë e vështirë.

Infermieri i qendrës shëndetësore të Himarës ishte i pari që i dha ndihmën.

Top Channel