Autoritetet në qytetin port jugor të Odesa-s kanë vendosur një shtetrrethim në fundjavë për shkak të kërcënimeve për sulme të mëtejshme raketore, sipas ushtrisë rajonale.
“Një shtetrrethim do të vendoset në rajonin e Odesa deri në orën 6:00 të 11 prillit,” tha ushtria e Odesa në Facebook.
Vendimi u mor duke pasur parasysh ngjarjet në Kramatorsk dhe një kërcënim për një sulm raketor në Odessa, thuhet në deklaratë.
Të paktën 50 njerëz vdiqën dhe dhjetëra u plagosën pasi raketat goditën një stacion treni në qytetin lindor të Kramatorsk të premten.
Ukraina ka paralajmëruar rigrupimin e Rusisë për të nisur një ofensivë të re në lindje dhe jug të vendit, pasi u tërhoq nga ofensiva e saj në kryeqytetin Kiev në veri.
Top Channel