Një surprizë si kurrë më parë, Erioni lë pa fjalë Mikelën. Një këngë dedikuar vetëm për të (VIDEO)

09/04/2022 22:49

Erioni dhe Mikela janë çifti i radhës i krijuar nga Për’puthen.

Në puntatën e Për’puthen Prime që i dedikohet rrugëtimit të tyre në programin e dashurisë, Erioni është kujdesur që të surprizojë Mikelën.

Ai ka realizuar një këngë, të cilën ia dedikon Mikelës dhe zgjedh që të mos e bëjë publike si projekt në asnjë platformë tjetër për të përfituar nga fama e momentit.

Teksa Erioni këndonte, Mikela dëgjonte me vëmendje dhe kërcente duke e shoqëruar Erionin në çdo moment.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

FOTO GALERI
1/9

Top Channel