Alesja zbulon bisedën e parë të Astritit pas përplasjes në studio: Edhe ti je i përdorur o i shkretë

09/04/2022 21:45

Në Për’puthen është kthyer sërish në vëmendje historia e Albit me Alesjan.

Në përballjen me Astritin, Alesja i tha se pas përplasjes që kanë pasur në një prej ditëve të Për’puthen ditore, ai ka telefonuar Albin.

Ndonëse Astriti e mohoi, Alesja ishte e bindur për këtë. Kujtojmë se Albi dhe Alesja ishin gati për tu deklaruar për njëri-tjetrin, por kjo e fundit nuk ishte gati për shkak të së shkuarës së Albit, i cili la programin e dashurisë.

Alesja: Pas asaj dite, e ka hedhur një story duke thënë “shokët e Albit”. Kjo del në përfundim që je i përdorur dhe ti o i shkretë. Person ii parë që telefonove ishte Albi.

Astrit: Nuk kam çfarë flas më me ty.

Alesja: I mban mend fjalët që ke thënë? Ti ose je aktor shumë i mirë, nuk e mendoja se do merrje shoqen për të bërë xheloze shoqen tjetër.

Top Channel