U akuzua se vodhi melodinë e këngës së tij më të famshme, gjykata merr vendimin për Ed Sheeran 

08/04/2022 18:04

Artisti britanik Ed Sherann, ka fituar gjyqin, ku u akuzua se kishte “vjedhur” melodinë e këngës së famshme “Shape of you”.

Në gjyqin 11-ditor, Ed Sheeran, i konsideruar si një nga muzikantët më të rëndësishëm në botë gjatë dekadës së fundit, hodhi poshtë pretendimet se ai përdorte plagjiaturë në muzikën e tij.

Gjykatësi Anthony Zakaroli vendosi që Ed Sheeran të mos dënohet për plagjiaturë, edhe pse kënga ka “ngjashmëri” me dy të tjera, por ka edhe dallime të konsiderueshme.

Ylli i muzikës dhe bashkë-krijuesit e Shape of You, John McDade i Snoë Patrol dhe producenti Steve McCatson, u akuzuan për “vjedhje” të pjesëve të këngës Oh Ëhy të vitit 2015 nga kantautorët Sami Chokri dhe Ross Donogiu.

Top Channel