Vizita e shefes se komisionit europian Ursula von der lejen dhe kreut te diplomacisë së be Joseph borrel në Kiev , shënoi një zhvillim të rëndëishëm , Ukraina shumë shpejt mund të behet pjesë e BE.
Von der Lejen i dorëzoi presidentit Zelenskyt një pyetësor i cili do ta çojë Ukrainën një hap më tej drejt dhënies së statusit të kandidatit në BE .
“Ukraina i përket familjes evropiane. Ne i kemi dëgjuar kërkesat tuaja dhe sot jemi këtu për tju dhënë një përgjigje të parë pozitive. Në këtë zarf ka një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Von der Lejen.
Shefja e KE-së i tha Zelenskyt që BE-ja do të mbështesë Ukrainën, për të siguruar se përfundimi i procesit të vonojë disa javë, jo vite.
“Këto që po dorëzoj janë pyetje që më pas formojnë opinionin e BE-së si rekomandim për Këshillin. Ne jemi gati 24 orë, 7 ditë në javë për tju mbështetur në plotësimin e këtij pyetësori. Ne dimë shumë për njëri tjetrin sepse kemi punuar shumë së bashku kaq intensivisht gjatë viteve të fundit, pra nuk do te jetë siç ndodh zakonisht. Është çështje javësh nëse punojmë së bashku”, shtoi ajo.
Duke marrë pyetësorin në një zarf, Zelensky siguroi se do të ishte gati brenda një jave. Më herët gjatë vizitës së tyre në Ukrainë , Von der Lejen dhe Borrel vizituan qytetin e Buchas, dhe teksa panë nga afër varret masive shefja e komisionit europian tha se ajo se çfarë ka ndodhur në kët qytet dëshmon fytyrën e vërtetë të ushtrisë së Putin.
Von der Leyen dhe kryediplomati i BE-së, u nisën me tren nga qyteza polake, Przemysl, vetëm 13 kilometra nga kufiri ukrainas, ndërkohë që teksa ata ishin rrugës, raketat ruse goditën stacionin e trenit në Kramatorsk, në lindje të Ukrainë duke lënë të paktëm 50 viktima.
Kramatorsk ishte një nga të paktët stacione që kanë vazhduar të operojnë në këtë pjesë të vendit, dhe shihet si një prej rrugëve kyçe për evakuimin e civilëve nga rajonet lindore të Ukrainës.
Top Channel