Me jelek antiplumb, Von der Leyen viziton Buchan pas masakrës: Pamë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit!

08/04/2022 17:24

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vizituar qytetin Bucha pranë Kievit në Ukrainën veriore, aty ku trupat e civilëve u gjetën të shtrirë në rrugë pas tërheqjes së Rusisë.

“Është e paimagjinueshme që ka ndodhur këtu. Po shohim fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit“, tha von der Leyen gjatë vizitës së saj në Bucha.

Von der Leyen u shoqërua nga kryeministri ukrainas Denys Shmyhal,  Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe kryeministrin e Sllovakisë Eduard Heger.

Pamjet e tmerrshme të masakrës njerëzorë në Bucha të Ukrainës, ku qindra persona u gjetën të vrarë dhe të hedhur përtokë, shkaktuan një sërë reagimesh nga liderët e BE dhe SHBA, të cilët premtuan më shumë ndëshkime ndaj Rusisë.

Kjo e fundit, nuk i ka pranuar këto krime, duke i quajtur fotot e publikuara si ‘provokim’ ndaj Moskës.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel