Aurora Biba Bertolucci rrëfeu për “Shqipëria Live” humbjen e fëmijës së saj nga dhuna e ushtruar nga ish-bashkëshorti.
Ajo tregoi se ish-bashkëshorti ka ushtruar dhunë të vazhdueshme për vite me radhë tek ajo, madje edhe gjatë shtatzënisë duke u bërë shkaktare për humbjen e fëmijës.
“Isha 4-5 javësh shtatzënë dhe ka ardhur më ka kapur prej flokësh, grushte e shkelma. Vjehrra e ka ndaluar dhe më pas më ka nisur hemoragjia. Kam ndenjur një jave me hemoragji në shtëpi pasi më thoshte se ishte normale, por e dija që nuk ishte normale”, u shpreh Aurora.
Pavarësisht se hemorragjia dhe rreziku po shtohej ai nuk e ka dërguar tek doktoresha, ndërsa pas një jave e ka bindur të shkojë tek shtëpia mamasë së saj.
Kjo gjë i ka dhënë mundësinë të shkonte të vizitohej tek gjinekologia por fëmija nuk arriti të shpëtonte.
“Pasi kam ikur në shtëpi gjithçka mbaroi e humba fëmijën”, tha ajo.
Dhuna kishte nisur dy muaj pas martesës dhe pavarësisht ardhjes në jetë të fëmijëve ai nuk kishte ndryshuar fare.
Top Channel