E reja gjendet e mbytur në rezervuar, familjarët: Vuante nga depresioni

08/04/2022 17:35

Dyshimet e para të vajzës 27-vjeçare që u gjet pa shenja jete në rezervuarin e fshatit Rrënxë në Dibër janë vetëvrasje.

Shpëtime Shehu, 27 vjeçe, nga Vrenjt i Njësisë Administrative Kastriot dyshohet se vuante nga depresioni.

Viktima është larguar në mëngjes nga shtëpia dhe është pikasur fillimisht rreth orës 11:30 nga një bari i zonës i cili ka tentuar të njoftojë banorët e zonës për ta identifikuar dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku u gjet pa shenja jete në rezervuarin e fshatit Rrenxë, një shtetase, pas verifikimeve të kryera është bërë identifikimi i saj dhe është shtetasja me inicialet Sh. Sh., banuese në fshatin Vrenjt. Paraprakisht  dyshohet se është vetëmbytur, pasi  sipas familjarëve vuante nga depresioni. Nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon hetimet  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel