Vezët, të shtrenjta edhe 4 muaj/ Pularitë e goditura nga gripi duan kohë të rihyjnë në prodhim

07/04/2022 19:47

Ngordhja e 500 mijë pulave nga gripi i shpendëve, ndërpreu prodhimin dhe solli rritjen e çmimit të vezës në treg.

Çifti i pensionistëve nga Kamza, Fatime dhe Muharrem Halili thonë që për një kokërr vezë kushton dy herë më shumë seç kushtonte para se të shpërthente gripi i shpendëve.

Vajin do e hedhim me kursim nuk do të hedhim shumë sepse janë të shtrenjta. Shiko këto dy vezët sa të vogla që janë dhe kushtojnë shumë, 300 Lekë një kokërr“, shprehet Fatimja.

Përballë këtij çmimi, Muharremi duhet të kursejë.

“Gjërat ishin më të lira, edhe blije edhe pak më tepër është normale një vezë ishte 120 tani është bërë 280-300 do haja dy kokrra tani do të haj një”, thotë Muharremi.

Pularitë nuk kanë më prodhim dhe pjesa më e madhe e vezëve sigurohen nga importi.

Vetëm kompania jonë ka humbje të produktit vezë në treg në 700-750 arka ose e konvertuar kjo në kokrra kap shifrën e mbi 200 mijë kokrrave vezë”, shprehet administratorja e një firme.

Për të vendosur në punë pularitë e boshatisura kërkohet të paktën 4 muaj. Aq është koha që zogjtë që do importohen të rriten e të nisin prodhimin e vezëve. Këtë e shpjegon edhe Veterineri, Sandri Xhabrazi.

“Që një pulë të arrijë standardin për të prodhuar një kokërr vezë minimalisht i duhen 130 ditë”, shprehet ai.

Lajmi i mirë është çmimi i vezës pritet të ulët në muajin gusht

“Veza është produkti bazë në tavolinë me kapërcimin e kësaj situate mendohet që gjërat do të stabilozohen dhe të kthehemi përsëri atje ku ishim”, shton ai.

Top Channel