Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Sukth-Maminas, në rrugën dytësore ku shtetasi E. Sh., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjeti i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel