04/11 22:57
Sekretari i NATO-s Jens Stotlenberg, po mban fjalën e tij në Bruksel ku janë të mbledhur pasditën e sotme të gjithë ministrat e jashtëm të aleancës.
“Ne nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe për të rishkruar rendin ndërkombëtar”, thotë ai.
Stotlenberg tha se të gjitha vendet e NATO-s duhet ta mbështesin Ukrainën duke i vendosur Rusisë sanksione shtesë në mënyrë që të forcojnë më shumë mbrojtjen ndaj saj.
Ai shtoi se kjo luftë mund të zgjasë shumë dhe se NATO dhe e gjithë bota duhet të përgatitet për këtë gjë.
Top Channel