Rusia sulmon Lviv gjatë natës, forcat ajrore ukrainase ja dalin të shkatërrojnë raketat

06/04/2022 11:06

Disa shpërthime janë raportuar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Ukrainën perëndimore, në rajonin e Lviv.

Kreu i administratës ushtarake rajonale Maksym Kozytskyi, tha se forcat ajrore arritën të rrëzonin dy raketa lundrimi mbi Radekhiv dhe zjarri u shua menjëherë nga Shërbimi i Emergjencave dhe fatmirësisht nuk raportohet pët viktima.

Në deklaratë thuhet se rusët synonin objektet e infrastrukturës civile të rajonit të Lvivit.

Por për shkak të veprimeve të suksesshme të forcave raketore kundërajrore të Komandës Ajrore Perëndimore, u shkatërruan dy raketa lundrimi, duke e bërë të pamundur që raketat armike të godasin objektiv.”

Top Channel