“Më shpërtheu celulari në dorë”, dëshmia e pacientit pas zjarrit në spitalit Covid në Selanik

06/04/2022 18:47

“Ishte zhdukur pacientja që mbahej me oksigjen”, deklaroi drejtori i klinikës së Pulmologjisë pas zjarrit që shpërtheu në spitalin Papanikolaou ndërsa tregoi edhe bisedën e shkurtër me një pacient.

Një pacient 52-vjeçar i cili është në gjendje të rëndë, i ka thënë se zjarri nisi pasi i shpërtheu celulari.

“Arriti të më thoshte vetëm ‘më shpërtheu celulari në dorë’. Nuk mund të them nëse është ky shkaku apo jo, por ju përcjell atë që tha pacienti. Nuk mund të përjashtohet mundësia e ndezjes së një cigareje por nuk duhet të nxitojmë të themi se i dimë shkaqet”, tha drejtori Stavros Tryfon.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zjarrin nga i cili gjeti vdekjen një pacient dhe dy të tjerë janë lënduar.

Kujtojmë se sapo ra zjarri, në vendngjarje shkuan 11 automjete dhe 30 zjarrfikës të cilët kanë vënë nën kontroll flakët që kanë djegur një pjesë të katit të dytë të ndërtesës.

Reparti është evakuuar dhe 22 pacientët, disa prej tyre në gjendje të rëndë janë dërguar në klinikat e tjera të spitalit, të ndihmuar nga 13 mjekë e infermierë të pavionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA