Deklaratë personale e Kim apo qëndrim i SHBA? Berisha sulmon ambasadoren amerikane: Po bën rolin që nuk i takon

06/04/2022 16:15

Sali Berisha duket se nuk do të ulë tonet në adresë të ambasadores amerikan Yuri Kim.

Në daljen e sotme për mediat, pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Berisha akuzoi ambasadoren amerikane se me mbështetjen e Ramës dhe Bashës, nuk po bën rolin që i takon.

“Ai ishte dështim i saj i paralajmëruar, sic e dini Guvernatorja Kim,  ka lënë mënjanë rolin e  ambasadores që në përputhje me konventen e Vjenës, Kushtetutën e vendit dhe të vendit të saj s’ka tagër të ndërhyjë ne jetën e një force poltiike dhe shpreh kënaqësinë e madhe që çdo shqiptar  e sheh se çfarë përpjekjesh dhe imagjinoni në cfarë gjendje ka qënë PD sikur të ishte seksion i gurvernatores, s’dua ta përdor termin ambasadë  se janë të respektuara, por zonja në fjalë shkel çdo rregull dhe preferon për shkaqe të terrenit që ka gjetur tek Rama dhe Basha të bëjë rolin që si takon.” u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA