Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm
Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestat kundër klasave politike në Shqipëri, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si një nga asetet më të mëdha të vendit.
Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se kreu i qeverisë shqiptare mund të përballet me vështirësi serioze politike nëse detyrohet të shpallë zgjedhje të parakohshme.
Gjatë një interviste në emisionin politik “Prva Tema”, të transmetuar të mërkurën në mbrëmje, Vuçiç analizoi situatën politike në Shqipëri dhe mënyrën se si Rama po përballet me protestat.
Sipas presidentit serb, kryeministri shqiptar ka gabuar në vlerësimin e situatës, duke besuar për një kohë të gjatë se mund t’i qetësonte protestuesit.
“Rama bëri një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i qetësonte disi. Dhe gaboi. Humbën kohë. Nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje tani, do ta ketë shumë të vështirë të fitojë”, u shpreh Vuçiç.
Megjithatë, pavarësisht këtij paralajmërimi, presidenti serb shprehu mbështetjen e tij për Ramën, duke e konsideruar atë një figurë me rëndësi strategjike për Shqipërinë.
“E gjithë situata më duket irracionale, sepse, sido që ta shohësh, ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë”, deklaroi Vuçiç.
Vučić’s take on protests in Albania:
- Rama is one of the greatest assets of Albania
– Rama made a mistake of being too kind to protesters
– Now he risks losing elections https://t.co/uKOK3oZi4U— Demush Shasha (@DemushShasha) October 22, 2026
Top Channel