Analisti Aleksandër Çipa ishte i ftuar në “Top Talk” për të komentuar deklaratat e Sali Berishës për çështjen e Presidentit pasi tha se nuk do të pranojnë asnjë kandidaturë të pranuar nga socialistët.
Çipa tha se “Foltorja” duhet të krijojë sovranitet brenda vetes për të krijuar më pas besim tek sovraniteti politik kombëtar.
Çipa: Në kushtet kur e degraduar dhe kanë ikur aq larg nga demokracia, nuk mund ta pretendojmë këtë gjë se mund ta mishërojmë tek procesi zgjedhor apo tek procedurat e zgjedhjeve.
Dyrnjaja: Nëse energjitë e ndërkombëtarëve rrethojnë me mbështetje politike herë Bashën, herë Alibeajn, pra mbështetje të tilla personazhesh, do ishte mirë që të mbështetej sistemi, ose mocioni i demokracisë.
Çipa: Unë mendoj që në rastin konkret të marrëdhënies së ambasadores së SHBA me PD ka 2 vështirësi. E para është vakumi institucional që është brenda kësaj partie, së dyti është mosnegocimi në kontekst të një imponimi që kërkon të bëjë Berisha, i cili në vendimmarrjen institucionale, diplomatike dhe politike të SHBA është person me të cilin është ndaluar komunikimi, në mënyrë të tërthortë kërkon të imponojë, por do të duhej që lidershipi i PD, qoftë edhe ai pranë Berishës të ndërtonte një mëvetësi të respektimit të këtij verdikti. Ky është dhe një lloj sovraniteti brenda sovranistëve. Kjo është e munguar deri në çastin që do të shfaqet.
Top Channel