E dënuar për lidhje me organizatë terroriste, arrestohet në Sarandë 36-vjeçarja turke/ Interpoli ekstradon dy shqiptarë për plagosje dhe vjedhje 05/08 14:33
Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-ministrja e kabinetit Rama 3, Bora Muzhaqi, ka zgjedhur natën e ndërrimit të viteve për të prezantuar partnerin e saj për herë të parë në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë një postim emocional, në të cilin shpreh mirënjohjen dhe dashurinë për partnerin e saj, me të cilin feston 10-vjetorin e lidhjes.
“Postimi i fundit për këtë vit është për ne. Gëzuar, love. Gëzuar 10-vjetorin! Siç thotë populli, pleqërofshim bashkë, mes aventurave dhe ëndrrave të mëdha. Faleminderit që je direku që më mban të qëndrueshme edhe në kulmin e çdo stuhie”, shkruan ajo.

Top Channel