BE “s’ka nga shkon”/ Sanksione naftës dhe gazit rus: Do i godasim dhe teknologjinë

06/04/2022 16:10

BE-ja, nuk ka nga lëviz: Herët a vonë, tha shefi i Këshillit Europian, Charles Michel, blloku do të duhet të vendosë sanksione mbi naftën dhe gazin rus.

Michel u bëri thirrje ligjvënësve europianë që t’i shqyrtojnë sanksione të tilla të cilat do të shënjestronin burimin kyç të të ardhurave të Moskës, pas raportimeve se “krime të luftës” janë kryer nga trupat ruse në qytetin ukrainas, Buça, “ç’ka dëshmon se brutaliteti rus kundër popullit të Ukrainës nuk ka kufi”.

“Paketa e re e qymyrgurit përfshin ndalimin e importeve të qymyrit. Dhe zonja dhe zotërinj, mendoj se herët a vonë do të nevojiten edhe masat për naftën dhe madje edhe për gazin”, thotë Charles Michel, president i Këshillit Europian.

Sanksione të reja edhe më mbytëse do të vendosin Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja mbi Rusinë një lëvizje kjo që do ta rrisë  të rrisë izolimin ekonomik dhe teknologjik të Moskës si ndëshkim për sulmet ndaj civilëve në Ukrainë. Nisma  nismë e përbashkët përfshin masa që fshikullojnë institucionet financiare, ndalojnë investimet e reja në Rusi, si shtrëngojnë darën e sanksioneve ekzistuese ndaj ndërmarrjeve në pronësi të shtetit dhe ndaj zyrtarëve të Qeverisë ruse e familjarëve të tyre.

Këtë radhë, prej tyre do të goditen edhe dy vajzat e Vladimir Putinit. Katerina, 35 vjeçare, shkencëtare e ish akrobate dhe Mariyja, 36 vjeç, endokrinologe, janë përfshirë në listën e shënjestrave të sanksioneve të BE-së ku rreshtohen dhe emra oligarkësh, politikanësh dhe individësh nga rrethi i ngushtë i Putinit. Pritet që ato të jenë subjekt i ngrirjes se aseteve dhe ndalimit të udhëtimit në të gjithë kontinentin e vjetër duke nisur nga sot. Këtë radhë, krahas tregut të financave po peshohet edhe sektori i mallrave të teknologjisë ruse, me sanksione mbi disa kategori prodhimesh, e kjo në kohën, kur shumë sektorë në Rusi që tani janë paralizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA