Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur hotelin trekatësh në Radhimë të Vlorës këtë të martë.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga pronarët e godinës, godinës, cilëve u ishte lënë një afat 10 ditor për boshatisjen e ndërtesës.
Ndërkohë shtetasja italiane që kishte marrë me qira hotelin thotë se ka mbetur në mes të rrugëve.
“Nuk e kuptoj me çfarë arsyesh, kam mbetur mes rrugëve, nuk e di, nuk e di, nuk e di çfarë të bëj. Të kisha të paktën një çati mbi krye se nuk kam ku të shkoj. Unë kam paguar dhe taksat për gjithë vitin 2022”, ka thënë ajo.
IKMT-ja nisi një javë më parë prishjen e objekteve pa leje në bregdetin e Vlorës, ndërsa u ndal në zonën e Radhimës.
Së bashku me forca të shumta policore, IKMT ndërhyri në hotelin trekatësh në Radhimë, ku sipas tyre që nuk ishte klasifikuar nga procesi i legalizimit.
Sipas informacioneve, pronarët e hotelit janë ende në proces legalizimi dhe në proces gjyqësor me IKMT dhe disponojnë dokumentet e tokës ku është ndërtuar hoteli.
Ndërkohë hoteli i është dhënë prej dhjetorit me qira një shtetaseje italiane. Ata deklaruan se këtë çështje do ta ndjekin deri në fund duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT-së.
Pronarët dhe të afërmit kundërshtuan me forcë prishjen një javë më parë , ndërkohë një prej tyre ka mori fëmijën dhe hipi mbi tarracë, duke kërcënuar se do të hidhej nëse i prishej ndërtesa.
Top Channel