Kourtney Kardashian i jep fund beqarisë! Ceremonia private në New York vetëm disa orë pas…

05/04/2022 22:01

Kourtney Kardashian dhe bateristi i Blink-182 Travis Barker u martuan në një ceremoni private martese në Las Vegas.

Ceremonia u zhvillua mbrëmë dhe zgjati deri në orët e para mëngjesit të së hënës, vetëm disa orë pasi Barker performoi drejtpërdrejt në ceremoninë e çmimeve Grammy 2022, tha Frierson.

Çifti mbajti të njëjtat rroba që kishin veshur në shfaqjen e çmimeve. Ceremonia u zhvillua në diskret të plotë, pasi ata nuk lejuan asnjë të ftuar të fotografonte.

Kjo është martesa e parë për Kourtney-n, e cila nuk i tha kurrë “po” ishit Scott Disick, pavarësisht se kanë tre fëmijë së bashku.

Për Travis, kjo është martesa e tij e tretë. Me gruan e tij të parë, Melissa Kennedy, ai qëndroi vetëm për 9 muaj  në vitin 2002. Travis u martua me Shanna Moakler  në 2004, por ai paraqiti kërkesën për divorc pas gati 2 vitesh në 2006.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel