Kremlini ka këmbëngulur edhe këtë të marte se pamjet e civilëve të masakruar nuk janë të vërteta dhe se janë të falsifikuara nga ana e Ukrainës.
Rusia këmbëngul se forcat e saj janë të pafajshme për vrasjet që shkaktuan dyshime për krime lufte.
Kremlini theksoi se pretendimet perëndimore se trupat e tij kishin ekzekutuar civilë në qytetin ukrainas të Buchas ishin një “falsifikim monstruoz” që synonte denigrimin e ushtrisë ruse.
Perëndimi thotë se civilët e vdekur janë dëshmi e krimeve të luftës. Fotografitë duke përfshirë ato në postimin e mëparshëm tregojnë trupa të pajetë të shtrirë në rrugët e qytetit.
Por në komentet që do të hidhen poshtë si dezinformata të mëtejshme nga Moska, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: Është thjesht një shfaqje e drejtuar mirë, por tragjike.
“Është një falsifikim që synon denigrimin e ushtrisë ruse dhe nuk do të funksionojë. Ne i bëjmë thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar: Shkëputuni nga perceptimet e tilla emocionale dhe mendoni me kokën tuaj. Krahasoni faktet dhe kuptoni se me çfarë falsifikimi monstruoz kemi të bëjmë”, tha ai.
Top Channel