Zyrtari: Pentagoni nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur masakrën në Bucha të Ukrainës (fotot)

04/04/2022 18:24

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes së SHBA tha sot se nuk është në pozitë për të verifikuar në mënyrë të pavarur lajmin e Ukrainës për masakra ndaj civilëve të kryera nga forcat ruse në qytezën Bucha, por shtoi se as nuk ka arsye mohuar pretendimet, shkruan agjencia Reuters.

“Ne po shikojmë imazhet që po shihni edhe ju. Nuk kemi arsye për t’u refuzuar pretendimet për masakrën, që është qartësisht, thellësisht e rëndë”, tha zyrtari i Pentagon në kushte anonimati.

“Por Pentagoni nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur vërtetësinë e tyre ashtu siç nuk në pozitë për të refuzuar pretendimet”, shtoi ai.

Moska ka mohuar akuzat në lidhje me vrasjen e civilëve në qytezë, duke thënë se forcat ruse ishin tërhequr nga Bucha të paktën tre dita para raportimit më të parë të masakrës.

“Ne besojmë se kjo kërkon hetim të mëtejshëm. Është shumë e sëmurë, dhe ne besojmë se kjo duhet të shtohet te akuzat e krimeve të luftës dhe të hetohet”, tha zyrtari.

Imazhet e shpërndara në fundjavë tregonin kufoma civilësh të hedhur në rrugët e Bucha. Rusia u largua prej saj pasi mori kontrollin që prej nisjes së pushtimit në fund të muajit të shkuar.

FOTO GALERI
2/3
Një zyrtar i lartë i SHBA tha sot se nuk është në pozitë për të verifikuar në mënyrë të pavarur lajmin e Ukrainës për masakra nga forcat ruse në qytezën Bucha

Top Channel