Në një bisedë virtuale me ndjekësit, Dojna Mema ka folur për pritjen e ëmbël duke thënë se ka vendosur të lindë në mënyrë natyrale. 

E pyetur për emrin që do i vendosë të birit dhe nëse do ketë lidhje me babain e saj të ndjerë, Dojna është përgjigjur:

“Babit nuk i ka pëlqyer asnjëherë emri i tij prandaj jam e sigurt 100% se nuk do donte ai i pari. Unë dhe Vlashenti i kemi humbur baballarët në një vit diferencë nga njëri-tjetri por nuk do donim që emri i çunit të lidhej as me babin tim as me tijin. Ai do të rritet me historinë e gjyshërve të tij, e do të dijë gjithçka për ta, por nuk ka përse të mbajë mbi supe peshën e emrit te tyre sepse ka identitetin e tij. Të paktën ne e mendojmë kështu”.

E pyetur se si e mori vesh që ishte shtatzënë, Dojna u përgjigj: Siç e marrin vesh të gjithë me një test.

E pyetur nëse do të jetë pjesë e ekranit, Dojna tha: “Sigurisht që do të jem pjesë e ekranit sepse profesioni imi parë mbetet prezantuese pavarësisht se jam angazhuar edhe në fusha të tjera. Megjithatë, duke qenë se kjo është shtatzënia ime e parë kam zgjedhur që këtë periudhë ta shijoj sa më shumë duke u kujdesur për vete dhe për bebin”.

Kujtojmë që pak ditë më parë Dojna dhe Vlashenti e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel