Jetoi në arrati për 4 vite! Kapet shqiptari i shumëkërkuar në Holandë, akuzohet për trafikim ndërkombëtar droge

04/04/2022 18:01

Një 52-vjeçar shqiptar, është arrestuar në Ekuador pasditen e së shtunës, pasi dyshohet për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

I identifikuar si Nezdet Vokshi, shqiptari me pasaportë holandeze ishte në ‘listën e kuqe’ dhe kërkohej nga Interpoli.

Nezdet Vokshi u arrestua teksa ecte me makinë pranë një karburanti në Avenue León Febres Cordero në qytetin e Guayaquil. Ai ka jetuar me gruan dhe vajzën e tij në Ekuador që nga viti 2018 dhe ka hyrë në vend nëpërmjet Perusë, duke u fshehur nga autoritetet.

Pavarësisht se kërkohej për trafikim droge, shqiptari kishte nisur tregtinë me shumicë frutash që nga vera e 2019. Ai është ndaluar në Ekuador dhe policia atje raporton se po kryhen procedurat e nevojshme për të nisur ekstradimin e tij.

Top Channel