Këngëtarja Cardi B ka vendosur të fshijë llogaritë në Twitter dhe Instagram pas përplasjes me fansat për mospjesëmarrjen në “Grammy Awards”.

“Po e fshij Twitterin tim, por oh Zot e urrej këtë bazë fansash budallenj”, shkroi Cardi, sipas Billboard që kapi mesazhet e saj përpara se të fshihej llogaria e saj.

Ndjekësit e kanë akuzuar atë se i ka krijuar atyre idenë se do të shkonte në “Grammy Awards” por reperja nuk i ka kursyer përgjigjet ndaj tyre.

“Ku dhe kur kam dhënë ndonjëherë sugjerime? A jeni mirë? Unë nuk do të shkoj në një ceremoni të çmimeve nëse nuk kam një këngë të re për të interpretuar ose nëse albumi im nuk del”, ka shkruar Cardi B.

Të dielën në mbrëmje, Cardi B u shfaq në një video live në Instagram, ku tregoi për Twitter dhe mospjesëmarrjen në “Grammy”, ndërsa ka theksuar se nuk ka qenë në Las Vegas ku u mbajt edhe “Grammy Awards”.

Reperja tha gjithashtu se ishte e zënë me punë, gjë që ishte një tjetër arsye pse nuk mori pjesë së ceremoni.

Nuk dihet se sa do të zgjasë mungesa e rrjeteve sociale për këngëtaren, pavarësisht se nuk është hera e parë që ndodh.

Top Channel