Ftesë në 5/ Stresi flet për punën e ish të dashurës si kamariere: Fiton 500 dollarë në ditë. Ka jetë luksi dhe shtëpi në Toronto

04/04/2022 18:38

Një artikull që ka qarkulluar në media për jetën e Kejsit, ish të dashurës së Stresit për jetën në Kanada dhe për punën si kamariere në një klub nate.

Ishte vetë Kejsi që reagoi në rrjete sociale duke thënë se në 5 ditët e javës punon në bankë ndërsa pasdite punon me lekët e saj. Edhe Stresi i doli në krah duke thënë se është vajzë që punon vetë për të arritur gjithçka dëshiron vetë. Në emisionin “Ftesë në 5” that ë njëjtën gjë duke thënë se nuk është shqetësuar asnjëherë nga puna e Kejsit, aq më pak ta gjykojë.

“Shumica e vajzave të reja kanë atë punë se është fitimprurëse sepse është 400-500 dollarë dita. Gjithmonë e kam ditur. Mua nuk më ka penguar puna e Kejsit, atë e ka penguar puna ime.

Është një vajzë që dëshiron të fitojë vetë. Unë do ta mbroj gjithmonë një vajzë që kam bashkëjetuar për 7 vite, pastaj është normale që ta mbroj. Mënyra se si është gjykuar, jo vetëm unë, por të gjithë duhet ta mbrojnë. Ajo ka jetën e luksit, ka shtëpi të vetën në Toronto, nuk është aspak e lehtë të kesh shtëpi deri tek 800 mijë dollarë, gjithë jetës kështu ka qenë familja e saj.

Ka qenë vajzë që nuk i interesonte për paratë e të ëmës e të atit, donte t’i fitonte vetë”, tha Stresi në Ftesë në 5.

Reagimi i Kejsit

Pas një periudhe shumë të gjatë larg Shqipërisë, vazhdojnë portale dhe shkrime… normalisht nuk do komentoja sepse unë se kam konsideruar kurrë veten VIP e jo më tani që jam totalisht e shkëputur, por këtë herë do flas.Unë kam punuar që 18 vjec, Në asnjë moment nuk e kam mohuar punën apo të kem ndjerë turp. Punoj 5 ditët e javës në bankë, dhe pasi mbaroj aty punoj dhe në lounge. Kam qenë vetë ajo që kam postuar, nuk më keni kapur gjë mat apo në turp. Jam shumë krenare madje sepse nuk jam shtir kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj. Punoj shumë dhe shijoj lekun tim, qoftë në darka, pushime apo veshje e çdo gjë tjetër.

Haptaz e kam treguar vendin e punës. Vijnë shumë shqiptar dhe më takojnë dhe flas me to si një njeri normal. Madje për shqiptarët në Toronto jeni të mirëpritur. Jap gjithë këtë shpjegim sepse është turp ta konsideroni punën ulje dhe më vjen gjynah sepse i bie nëse një femër në Shqipëri punon, ju do e ulni, epo atëherë çfarë zgjidhje ju i jepni femrës? Përtej kësaj dua ta bëj dhe shumë të qartë që unë dhe Arkimedi do ruajmë përjetësisht një respekt shumë të madh për njëri-tjetrin. Gjithmonë më ka mbështetur dhe do e mbështes.

Lërini llafet e më lini rehat se jam në anën tjetër të botës dhe merreni kot me budalliqe.

Reagimi i Stresit

Të paktën punonte dhe ja dilte më së miri, ka lezet. Ka ekonominë e vet, gjithmonë kështu ka qenë, vajzë që s’pranonte asnjë cent nga askush. Vajzë e ndershme, e edukuar, jo po si shumica e vajzave në Shqipëri që shkojnë me moshën e babës tim s’kanë pikë karakteri. Lum Kush ngel beqar ne Shqipëri se 80% nga mosha 17 e sipër janë degraduar.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel