Debatet e ashpra në Për’puthen Prime bënë që Filloreta të qante në prapaskenë, ndërsa arsyen e ka zbuluar ditën e sotme në studio.

Kjo solli edhe reagimin e Efit, Mikelës dhe Erjonit, të cilët nuk i kanë pëlqyer aspak komentet e saj.

Filloreta: Unë i kërkoj falje edhe Efit. Në atë moment nuk e ndjeva veten mirë. Më duhej kohë të merrja veten. Ishin shumë gjëra për një moment.

Efi: U preka se kam të bëj me Mevlanin, ndaj reagova se vlerat njeriu duhet t’i tregojë jo t’i japë zë. Sërish po mundohesh të justifikohesh. Mendoj se po mundohesh të justifikohesh.

Filloreta: Kërkova falje nëse është nënçmuar një femër.

Mikela: Çfarë do të thotë që s’jam si këto që kanë sponsora?

Filloreta: Mevlani ka thënë që ka pasur femra që don kushte më shumë. Unë nuk jam duke dashur asnjë kusht, dua vetëm sinqeritet dhe dashuri.

Erjoni: Ti nuk the që jam krajlicë (mbretëresha) jo si ato që kanë nga një punë, unë i kam gjërat mirë. Kush ka nevojë të mbështetet tek dikush tjetër.

Filloreta: Nuk e kam thënë unë, e ka thënë Mevlani. Çdo lloj pune që bën një femër, nuk e nënçmoj.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel