Bënë “xing” me veshjen e njëjtë, stilistja e famshme nxjerr nga situata Dua Lipën në mes të skenës

04/04/2022 18:21

Këngëtarja Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion u shfaqën me të njëjtin fustan në skenën e “Grammy Awards 2022”, kjo gjë i ka habitur ndjekësit të cilët e kanë krahasuar veprimin e tyre të njëjtë me  Whitney dhe Mariah Carey.

Dua dhe Megan dolën në skenën e  “Grammy Awards” të dielën, me fustane të zinj identikë me dekore ngjyrë ari, më pas stilistja Dontalla Versace doli në skenë dhe ndërhyri për të zgjidhur problemin.

Ajo hoqi fundet dhe pamja e tyre ndryshoi, Dua tashmë mbante veshur një bluzë të zezë dhe pantallona, ndërsa Megan kishte veshur të njëjtën veshje, por me një fund që mbulonte pjesën e poshtme të trupit.

Situata e Dua Lipës ishte e njëjtë me atë të mbrëmjes “MTV Video Music Awards” të vitit 1998, ku Mariah Carey dhe Whitney Houston dolën  në skenë me fustane të njëjta.

Nata madhe e muzikës “Grammy Awards” vlerësoi regjistrimet, kompozimet dhe artistët më të mirë të vitit, të llogaritur nga 1 shtatori i vitit 2020 deri më 30 shtator 2021.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel